Veliaj: Mbollëm 100 mijë pemë, aksioni do vazhdojë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana thyen rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve. Në ditën botërorë të pyjeve, aksionit për gjelbërimit të kryeqytetit, por edhe krijimin e gjurmës për Pyllin Orbital, iu bashkua Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe disa biznese të rëndësishme ne vend.



?Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre?.



Për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj fale këtij aksioni, Tirana ka sot më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër.



?Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit, pavarësisht se është shtuar hijeshia dhe oksigjeni. Ndryshimi më i madh është ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, veç punët private, veç ato të qytetit, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen, para se të punojë në telekomunikacion, para se të bëjë një shërbesë fetare apo para se të jetë një bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar?, tha ai.



Veliaj falenderoi të gjithë donatorë, figura publike, qytetarë të thjeshtë dhe të gjitha institucionet shtetërore që kontribuuan në këtë aksion masiv mbjelljesh.

Share This Video


Download

  
Report form