Vlahutin: Shqiperia mori 3 mesazhe pozitive nga BE

RTV KLAN 2018-06-28

Views 0

Vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është përshëndetur edhe nga selitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë. Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin Shqipëria mori 3 mesazhe pozitive që lidhen me njohjen e progresit, datën e hapjes së negociatave dhe nisjen e menjëhershme të punës.

?Shqipëria ka marrë tre gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimeve dhe gjithë punës e reformave që janë bërë në Shqipëri. E dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme. Së treti Këshilli i Përgjithshëm ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore. Kjo punë përgatitore është mjaft e madhe?, tha Romana Vlahutin, Ambasadore e BE në Tiranë.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti vendimin e për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

?Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar?.

Selitë diplomatike të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara theksojnë nevojën e vazhdimit të reformave të niusra nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form