Vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është përshëndetur edhe nga selitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë. Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin Shqipëria mori 3 mesazhe pozitive që lidhen me njohjen e progresit, datën e hapjes së negociatave dhe nisjen e menjëhershme të punës.
?Shqipëria ka marrë tre gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimeve dhe gjithë punës e reformave që janë bërë në Shqipëri. E dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme. Së treti Këshilli i Përgjithshëm ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore. Kjo punë përgatitore është mjaft e madhe?, tha Romana Vlahutin, Ambasadore e BE në Tiranë.