Report TV - Negociatat në 2019, Vlahutin: Jemi të lumtur, ja tre vendimet pozitive për Shqipërinë

Report TV 2018-06-28

Views 0

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin reagoi për herë të parë pas vendimit të Unionit për Shqipërinë për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Diplomatja u shpreh se Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë për negociatat.

Shqipëria mori tre gjëra pozitive, njohja e rekomandimit e të gjithë punës, e dyta kalendari, një datë e qartë dhe e treta Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë. Është një punë mjaft e madhe përgatitore që do të kryhet nga ana e BE dhe Shqipërisë. Ky është kalendari dhe do të dëgjoni më shumë për këtë nga ambasadori i ardhshëm. A do të hapen vitin tjetër negociatat? Nuk mund të parashikoj çdo të ndodhë. Ne jemi të lumtur, se na jep mundësi për të filluar lëvizjet më shpejt.

Romana Vlahutin
Dje Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE vendosi që negociatat për Shqipëri do të hapen në verën e 2019.

Share This Video


Download

  
Report form