Gjermania votë pro negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e jashtëm te Unionit janë mbledhur ne Luksemburg aty ku është përqendruar vëmendja e rajonit e veçanërisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nje nga çështjet qe do te diskutohet është edhe ajo qe lidhet me fatin e negociatave per dy vendet. Por përpara ketij takimi Gjermania deklaroi votën pro çeljes së negociatave per Shqipërinë. Këtë bëri të ditur ministri për Europën, Michael Roth i cili ka folur në të njëjtën linjë edhe për Maqedoninë.
?Të gjithë duhet të pranojmë se paqja, stabiliteti dhe demokracia ne Ballkanin Perëndimor kane nje rendësi teper te madhe per te gjithë ne në Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Maqedonia kane bere hapa te rendesishem përpara, ne sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe per kete arsye ne duam ti mbështesim fuqishëm te dy vendet ne rrugen e integrimit ne BE. Ne si qeveri gjermane do te mbështesim rekomandimin e komisionit europian per çeljen e negociatave.?Duke pranuar se ka ende shumë punë për të bërë, Roth i bëri thirrje vendeve skeptike qe ti japin përparësi nisjes së procesit i cili do të shërbente si një nxitje shumë e madhe për të finalizuar me sukses edhe hapat e tjerë.?I bej edhe një here tjetër apel miqve tanë ne Holandë dhe Francë qe te mos pengojnë konsensusin e detyrueshëm, sepse te gjithë duhet te binden se çelja e negociatave është starti dhe jo finalizimi i nje rruge te gjate dhe te vështire. Por ne duhet  ti nxisim tani keto dy vende, sidomos pasi Greqia dhe Maqedonia ja dolen te zgjidhin krizën e gjate per ceshtjen e emrit, sepse ky do te ishte nje sinjal i qarte i vendosmërisë dhe i dëshirës sonë si Bashkim Europian.?
Duke theksuar se puna per pavarësinë e gjyqësorit, shtetin e se drejtës apo luften kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar nuk merr fund asnjëherë, ministri per Europ Roth këmbënguli se Shqipëria dhe Maqedonia  jane ne rrugen e duhur prandaj duhet te inkurajohen per te vijuar me tej rrugëtimin.

Share This Video


Download

  
Report form