http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Austria do te votoje pro hapjes se negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë gjate vizitës ne Tirane, tha se vendi i tij po lobon qe edhe vendet anëtare te japin nje vendim pozitiv. ?Austria është një partner i fortë për Shqipërinë në procesin e saj të integrimit europian. Vendi juaj ka bërë progres të dukshëm. Por është e rëndësishme të thuhet se gjithçka varet nga Shqipëria dhe është shumë e rëndësishme të përshpejtohet me zbatimin e reformës në drejtësi. Austria do të jetë në krah të Shqipërisë për të bindur partnerët për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave, pasi zgjerimi i bën mirë edhe Europës. Ne do të jemi në favor të hapjes së negociatave, por duhet të presim konkluzionet e këshillit në lidhje me këtë por do mundohemi të bindim partnerët tanë për të mbajtur një qëndrim pozitiv. Sa më shpejt të nisin këto negociata aq më mirë është. Ky vit na çon edhe drejt zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do përmbushin standardet e duhura nuk mendoj se do ta pengojnë këtë rrugë të Shqipërisë?Sa i takon skepticizmit për zgjerimin e BE-së që ekziston në disa vende anëtare, Ministrja e Integrimit tha se vendi duhet të kryejë detyrat e saj të shtëpisë. Në raportin e fundit, Komisionit Europian rekomandoi çeljen e negociatave, me kusht zbatimin e procesit të Vetting-ut. Vendimi final i takon Këshillit Europian, i cili pritet të mblidhet në mesin e muajit të ardhshëm.