http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Polonia i shtohet listës së vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Kryeministrja polake e bëri të qartë qëndrimin e qeverisë që drejton, gjatë takimit me shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Rama. Shpresa, tha kryeministrja është se Këshilli Europian do marrë një vendim pozitiv. Kryeministri Rama duke marrë shkas nga rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave, ritheksoi rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Domosdoshmëri tha Rama është zbatimi i Vettingut. Në vizitën e saj të parë në Tiranë, kryeministrja polake vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të vetë Europës. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ishte në thelb të Forumit Ekonomik Poloni - Shqipëri. Shkëmbimet tregtare dhe shfrytëzimi i potencialeve për investim në vendin tonë, ishin në thelb të deklaratave të krerëve të qeverive. Më herët, mes përfaqësuesve të qeverive të të dy vendeve u nënshkrua edhe një marrëveshje për bashkëpunim kulturor.