http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, beson se brenda 2016-ës do te hapen negociatat per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Dhe kete optimizëm e mbështet tek raporti i fundit i progresit i Komisionit Europian. I ndërgjegjshëm se miratimi me konsensus i reformës ne drejtësi është kusht per integrimin e vendit, shefi i diplomacisë ben thirrje qe polarizimi i madh i brendshëm, te mos reflektohet ne politiken e jashtme.Presim qe ky te jete vitit qe kurorëzon marrjen e dritës se gjelbër per fillimin e bisedimeve per anëtarësim. Pse është legjitime pritja per këtë gjë? Sepse raporti i fundit i progresit i Komisionit Europian, konfirmon progresin ne te gjithë fushat. Reforma ne drejtësi kërkon vullnet te plote nga aktoret parlamentar. Dhe une jam besimplote se gjithë palët politike parlamentare, President i Republikës i janë referuar Komisionit te Venecias, si autoritet i pakontestueshëm, ndaj besojmë se do te kemi një dokument kompromisi qe do te filloje te ndryshoje gradualisht pamjen e shëmtuar te drejtësisë qe kemi sot.Gjate këtij viti, diplomacia shqiptare do te angazhohet me shume ne intensifikimin e marrëdhënieve me fqinjin jugor. duke pranuar ngërçin qe ekziston mes Tiranës dhe Athinës, Ditmir Bushati tha se jane listuar te gjitha çështjet qe shqetësojnë dy vendet dhe do te ketë një pakete propozimesh konkrete per palën greke.Ne kemi listuar dhe evidentuar ne biseda zyrtare po edhe ne opinionin publik te gjithë çështjet, te cilat ne i konsiderojmë qe duhet te adresohen me palën greke duke filluar nga ligji i luftës, e ashtuquajtura ?çështja çame?, çështja e pronave, çështja e varrezave për te rënët greke ne Shqipëri, me vijimin e dialogut per te gjetur zgjidhje te pranueshme për te dyja palët ne përputhje me frymën ndërkombëtare dhe europiane për zgjidhjen e çështjes se zonës ekskluzive ekonomike.Shqipëria ndjek jo pa shqetësim edhe zhvillimet ne Kosove, e cila përballet me një krize te thelle politike, pasi opozita kërkon anulimin e marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi. Bushati deklaron se qëndrimi i qeverise shqiptare është ne sinkron me Brukselin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.Dua t?i beje jehone nje qëndrimi konsistent te kryeministrit Edi Rama kur flet per garancitë qe vijnë nga ata partnere te cilet e kane sjelle Kosovën ne atë stad ku Kosova eshte. Nuk ka dyshim qe ky është nje kompromis i dhimbshëm, nuk ka dyshim qe ky lloj procesi shoqërohet me keqkuptime, me spekulime, abuzime dhe frikera legjitime. Mendoj qe kuadri normative qe do te plotësoje mënyrën e funksionimit te asosacionit do te vendose garancitë përkatëse, per te mos vene ne diskutim funksionalitetin e shtetit te Kosovës.Ne intervistën e dhënë per emisionin Kapital ne Vizion Plus, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur edhe per krizën e emigranteve duke nënvizuar se Shqipëria ka marre disa masa, pasi vendi ynë mund te shf...