Rreth 4 milionë euro janë sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit këtë të diel. Shuma e konsiderueshme e parave është gjetur ne këtë makinë të llojit ?Toyota Yaris?. Ajo ishte ngarkuar bashke me 8 të tjera në këtë transporues automjetesh të destinuara për shitje në tragetin që mbërriti rreth orës 15 nga Ankona. Siç duket edhe nga pamjet automjeti po kontrollohet imtësisht nga agjentët.
Tv Klan mëson se makina ishte porositur online në Belgjikë. Sipas të njëjtave burime eurot janë përgjithësisht në prerje 100-ëshe, por ka edhe prerje më të vogla. Të hollat ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit. Grupi hetimor i ngritur nga prokuroria, dogana dhe drejtoria e përgjithshme e policisë thotë se është ende duke kryer numërimin dhe përcaktimin nëse eurot janë të vlefshme apo false.
Grupi i hetuesve është duke u verifikuar cili ishte destinacioni i parëve dhe për këtë qëllim janë shoqëruar disa persona në polici për tu pyetur. Burime policore të Tv Klan thanë se autoritetet shqiptare kanë ndërhyrë pas një sinjalizimi të marrë nga Interpol Roma. Duket të njëjtin informacion ka pasur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që në seancën e së enjtes iu drejtua në Kuvend, kreut të grupit parlamentar socialist me këto fjalë.
I pyetur nga Tv Klan Basha konfirmoi se ky qëndrim lidhej me operacionin që u bë publik këtë diel duke shtuar se ?deklarata në parlament i thoshte të gjitha?. Në policinë e Durrësit thonë se kjo deklaratë e Bashës mund të ketë dekonspiruar operacionin pasi për këtë shkak është vendosur që të mos pritej të shfaqej personi që kishte porositur automjetin tip ?Toyotoa Yaris?, por të veprohej menjëherë me sekuestrimin e tij.
Tv Klan