Report TV - 50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, në hetim dy shoferët e kamionëve

Report TV 2020-05-19

Views 0

Një sasi prej 50 mijë eurosh është sekuestruar në Portin e Durrësit, e ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.

"Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit  të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas. Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Share This Video


Download

  
Report form