Ora News - Sekuestrohen miliona euro në një kamion në portin e Durrësit, erdhi dje nga Bari

Ora News Lajme 2020-06-13

Views 0

#tvora #rtvoranews
Një sasi e konsiderueshme monetare u sekuestruan në portin e Durrësit në tentativë për tu futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për rreth 2 mln euro të sekuestruara por numërimi vazhdon.

Pesë pako me kartëmonedha eurosh janë konstatuar pas mesditës së të shtunës në kamion me targa TR 2046 U me drejtues shtetasin Andon Thanasi rreth 55 vjeç, i cili vinte nga porti i Barit në Itali.

Tentativa e ngjashme me atë të futjes së miliona eurove me ?Toyota Yaris? nga porti i Durrësit në 2018 është zbuluar nga hetimi doganor në bazë të analizës së riskut, ndërsa pas konstatimit të kartëmonedhave është njoftuar policia e shtetit.

Kjo e fundit ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili mësohet se punonte për llogari të një kompanie që kryen transport ndërkombëtar.

Nga ana tjetër mësohet se ngarkesa e kamionit ku u gjetën eurot ishte destinuar për një kompani shqiptare të industrisë fasone që prodhon veshëmbathje.

Rreth orës 13:00 policia ka nisur numërimin kartëmonedhave me një pajisje që bën kontrollin e tyre nëse janë të falsifikuara.

Drejtuesi i kamionit është marrë në hetim për mosdeklarim të të hollave në kufi, ndërkohë që policia po heton për organizatorët e kësaj skeme që dyshohet se lidhet me pastrimin e parave.

Në vitin 2018 në portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milion euro të padeklaruara në dy makina në atë që tashmë njihet si çështja "Toyota Yaris?.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sekuestrohet-sasi-e-konsiderueshme-valute

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form