Arrestimi i 43-vjecarit per pengmarrje, 17 vjecari mohon te jete dhunuar nga babai

RTV KLAN 2018-06-24

Views 0

Një ditë pas arrestimit të 43-vjeçarit Admir Duron me akuzën se e kishte marrë peng të birin, 17-vjeçari Albert Duro mohon të jetë dhunuar nga babai.

"Thjesht mora policinë për një moment sepse nuk po më linte të dilja, kishte merak edhe njoftova policinë vetëm për ta trembur. Më pas, ata erdhën nga dera, po godisnin. Dola nga çatia për t?i thënë ndaloni, mos i bini më se u nervozua shumë".

Orët e negociimit midis policisë dhe 43-vjeçarit ishin të gjata pasi personi njihej me probleme mendore.

Banorët thonë se Duro ishte i qetë, por në shtepi sillej ndryshe. Dy vjet më parë ka qenë i shtruar ne spitalin psikiatrik të Vlorës.

?Njeri agresiv ishte për vetveten ai. Vetëm bërtet në shhtëpi, presioni që i bënte të birit?.

?Këtu jo e jo, po brenda në shtëpi. Çdo shtëpi ka halle?.

17-vjeçari eshte djalë i vetëm dhe jetonte me të atin që prej moshës 1 vjeç, kohë kur ndodhi divorci i prindërve të tij. Në njoftimin zyrtar të policisë së Beratit, Admir Duro akuzohet për pengmarrje dhe dhunë psikologjike ndaj djalit të tij. Ai u arrestua dhe akuzohet edhe për kundërshtim dhe dhunë nga policia.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form