RTV Ora - Pjetri flet për gjyq publik, mohon të jetë ndaluar apo dëbuar nga Italia

Ora News Lajme 2019-08-09

Views 0

#rtvora
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, sikundër edhe pretendon Partia Demokratike.

Në një prononcim për gazetarët, Pjetri foli për gjyq publik, teksa shtoi se fjala e fundit i takon prokurorisë.

Pjetri: Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën.

I pyetur nëse është e vërtetë se nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, ai tha: "Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie".

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet për Kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Burime zyrtare thanë për RTV Ora se denoncimi i bërë nga PD për këtë rast po ndiqet nga prokurorët dhe specialistët të cilët pritet të dalin me një vendim pas verifikimeve të plota për çështjen.

PD me një letër drejtuar prokurorisë akuzoi Valdrin Pjetrin se ka fshehur arrestimin në Itali dhe dëbimin në vitet 2001-2002.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pjetri-flet-gjyq-publik-mohon-te-jete-ndaluar-apo-debuar-nga-italia

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form