Pa Gjurme- Gruaja jeton në fshehtësi me dy fëmijët në Tiranë, vajza: Kërcenohemi me jetë nga babai

Report TV 2019-05-29

Views 4

Pjesa e Dyte DT21 Maj Pa Gjurme- Gruaja jeton ne fshehtesi me dy femijet ne Tirane, vajza: Kercenohemi me jete nga babai Një nënë që denoncon dhunën dhe kërcënimin me jetë ndaj saj dhe vajzave, nga ish-bashkëshorti i saj. Një grua siç grua që merr guximin të bëjë publike këtë histori, duke ia besuar ngjarjet e trishta të jetës së saj emisionit ??Pa gjurmë??, në kërkim të një ndihme dhe kërkesës për t?u mbrojtur nga ish-bashkëshorti, kërcënimet e të cilit shkojnë deri tek dy vajzat.

Elona jetonte në fshatin Bubq të Krujës, kur prindërit vendosin ta fejojnë me shkuesi me një djalë 14 vite më të madh. Ardjanin ia prezanton Elonës tezja e saj. Ata u martuan në vitin 2005 kur një vit më pas vjen në jetë vajza e parë në vitin 2006. Që prej fillimit të martesës Ardjani, kishte shfaqur dhunë ndaj bashkëshortes, që herët, ndërsa ishte konsumues i alkoolit. Dhuna shkonte deri aty, sa Elona përfundoi në spitalin e Kavajës dhunuar për vdekje nga i shoqi. Në një kohë kur dhuna ishte e pranishme çdo ditë dhe kur për hir të opinionit Elona duhej të bënte një vesh shurdh dhe një sy qorr, vjen në jetë vajza e dytë në vitin 2010.

Ardjani kalonte kohën duke pirë dhe shëtitur në fshat, ndërsa Elona punonte. Kjo ishte rutina e përditshme e çiftit, derisa kur Elona vendos të flasë me të atin Mhillin për të gjetur një zgjidhje. Ishte viti 2016, kur Elona tenton vetëvrasjen pasi piu fostoksinë. Vajza e madhe e gjen të ëmën, ndërsa e gjithë kjo u ngjarje u mbyll brenda familjes, nga gjyshja e cila nuk e dërgoi nusen në spital, nga frika e një denoncimi të mundshëm. Elona fatmirësisht i shpëtoi vdekjes, por jo kërcënimeve dhe dhunës nga i shoqi. Përpos përbuzjeve nga vjehrra, si dhe dhunës së bashkëshortit, kjo grua pasi ndjehet totalisht e përçmuar merr vendimin të largohet nga fshati dhe të marrë një shtëpi me qira, në Tiranë dy vite më parë, ku edhe jeton aktualisht. Merr guximin të rrëfejë historinë e saj pasi bëri denoncimin në policinë e Kavajës dhe nisi procedurat për divorc, ajo u divorcua nga Ardjani në qershor të vitit 2018. Gjykata e pajis me urdhër mbrojtje për 6 muaj.

Sot ajo jeton me dy vajzat e saj 13 dhe 9 vjeçe, por ende përndiqet nga i shoqi, i cili ushtron dhunë psikologjike ndaj saj dhe dy vajzave. Ai i kërcënon të trija, madje shkeli dhe urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga gjykata. Sot janë në kushtet, kur Elona ka ende frikën nga kërcënimet e ish-bashkëshortit dhe në një kohë kur kërkon ndihmën për mbrojtje. Ardjani vijon kërcënimet ende?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS