Zyrtare/Nga 17 shtatori 'Rruga e Kombit' me pagesë, pezantohet skema e tarifimit, ja sa do paguhet

Report TV 2018-06-22

Views 1

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Prefektura e Qarkut të Kukësit; nënkryetarë të Bashkisë së Kukësit e Tropojës dhe kryetari i Bashkisë Has; përfaqësues të Këshillave Bashkiake të këtyre tre bashkive; përfaqësues nga bizneset e Qarkut të Kukësit dhe linjave të transportit.

Paralel me procesin e negocimit me kompaninë koncesionare janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultative me komunitetin dhe grupet e interesit ku përfshihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësues të Prefekturës dhe Këshillave bashkiake; takime me përfaqësues të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare.

Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal.

Share This Video


Download

  
Report form