Prej sot ‘Rruga e Kombit’ me pagesë, ja taksa që duhet të paguajnë shqiptarët

Report TV 2018-05-12

Views 0

Duke filluar nga ora 12.00 e ditës së sotme, çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit është i detyruar që të bëjë nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje. Në fakt në mesditë do të kryhet testi i parë, në sportelet e vendosura posaçërisht për taksimin e rrugës, ndërsa taksa do te aplikohet në katër sportele, dy për hyrjet dhe dy të tjerë për daljet në këtë rrugë.

Mëngjesin e sotëm janë vendosur trarët, në mënyrë që testimi në mesdite të jetë gati për t?u kryer. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës.

Dhënia me koncesion të tilla rrugëve ku paguhet një taksë e caktuar është një praktikë ndërkombëtare e cila shërben për mbulimin e kostove të koncesionarit për mirëmbajtje dhe kushte më të mira të sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form