Bunk?art 1 në mbrëmjen e kësaj të enjteje është pushtuar nga adhuruesit e artit në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, teksa në supereventin e organizuar po përformojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.
Siç duket në këto pamje që sjell Report TV atmosfera është e zjarrtë teksa këndon këngëtarja e mirënjohur, Marsela Çibkukaj, ndërsa pas saj ka perfomoruar grupi i mirënjohur & Band dhe All In Band
Pamjet nuk kanë nevoje për shumë koment?..
Në skenë më pas ngjitën këngëtarë të tjerë që mbajtën të elektrizuar publikun e shumtë që zgjodhi të kalontë këtë mbrëmje në në Bunk?art 1.
Bunkmuzik, nuk është një event si të tjerët, pasi ishte menduar edhe për adhuruesit e sportit, teksa të pranishmëve iu mundësua të shikonin supërsfidën Argjentinë Kroaci ne ambjentet e jashtme të Bunk?art 1.