Ashtu siç ishte premtuar, Bunk?Music është pushtuar nga adhuruesit e muzikës dhe të futbollit mbrëmjen e kaluar. Nga salla e ish-Asamblesë në "Bunk?Art 1", grupi "All in Band" dhe këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ndezën skenën me ritmet e muzikës Jazz dhe Blues.
Pas zërave fantastikë dhe interpretimit live të këngëtarëve, një ekran gjigand, birra dhe barbeque ishin ato që pasuan koncertin.
Botërori Rusi 2018 u zhvendos për disa orë në oborrin e Bunk?Art 1 ku qindra të pranishëm shijuan ndeshjen dhe golat midis Argjentinës e Kroacisë
Bashkimi i të vjetrës me modernen kombinoi edhe ushqimin e mirë me "Birra Tirana". Të shkujdesur mes natyrës dhe dritave elektrizuese, të pranishmit shijuan performancën e Vitmar Bashës dhe bandës së tij.
Një moment prekës ishte ai i përkujtimit të basistit të grupit "Jericho", Suad Jamini i cili humbi jetën në mënyrë të papritur vetëm pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.
Për më shumë se 2 orë performancë live, në skenën e improvizuar në harmoni me natyrën, Vitmar Basha & Band, mbajtën publikun të elektrizuar përgjatë gjithë kohës. Dita botërore e muzikës e cila festohet në të gjithë botën pati një hapësirë të veçantë në Bunk'Art dhe u prit në mënyrë të shkëlqyer nga publiku.