Report TV - Bunk’Art kthehet në vendin e muzikës Jazz, tërheq dhjetëra turistë nga bota

Report TV 2016-05-29

Views 0

TIRANË - Në atmosferën e ish-superbunkerit antiatomik të kohës së diktaturës për tri të premte radhë prej 20 majit Bunk?Art është shndërruar në vendin e muzikës Jazz. Muzika që regjimi e ndalonte është performuar nga artistët e talentuar në Bunk?Jazz.

Në natën e dytë dhjetëra të rinj dhe të reja kanë shijuar një takim më muzikën dhe historinë por edhe ushqimin e pijet e shërbyera nga zonja Natasha në bufën e Bunk?Art.
Të rinjtë kanë kërcyer në sallën e Kuvendit brenda bunkerit nën ritmet e muzikës Jazz. Bunk?Jazz ka tërhequr dhe vëmendjen e turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës, të cilët nuk mund të mungonin në një event të tillë.
Mes të pranishmëve të shumtë që zgjodhën të kalonin një të premte të veçantë në Bunk?Jazz, nuk mund të mos vihej re dhe këngëtarja e Jazzit Marsela Çibukaj e cila ka konkurruar edhe në ?The Voice Italia?.
Nën një atmosferë romantike te krijuar nga qirinjtë dhe ndriçimi në sallë, të rinjtë shqiptar dhe të huaj kanë shijuar ritmet e muzikës Jazz të përformuara nga JalbaniaZZ Society me ?Gent Rushi Quintet?, Ermal Rodi në Sax & Flaut, Gent Rushi në piano, Dritan Hekurani në Duble Bass, Emiljan Dhimo në Drums dhe Ilir Kryekurti në Percusion prej orës 20:00 deri në rreth orës 23:00.
Bunk?Jazz nën prezantimin e Kristi Ziçishtit do të mbahet dhe të premten e javës tjetër në 3 qershor, hyrja do të jetë e lirë, pa pagesë për të gjithë vizitorët.

Share This Video


Download

  
Report form