Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar i lumtur pas çmimit Evropian për Hapësirën Publike më të bukur për vitin 2018, që mori sheshi ?Skënderbej? në Barcelonë. Veliaj thotë se kur shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshen, bëjmë mrekulli dhe kjo sipas tij është prova. Çmimi, sipas Veliajt ishte mënyra më e mirë për të festuar tre vite në drejtimin e bashkisë së Tiranës.
Shumë i lumtur që Sheshi ?Skënderbej? u shpall fitues i Çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane. Projekti transformues i qendrës së Tiranës. Si xhevahir i gjithë kombit shqiptar, që filloi nga Edi Rama në 2008 në Bashkinë e Tiranës. Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshemi, bëjmë mrekulli! Kjo është prova! Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar #3vjetZhvillim në Bashkinë e Tiranës. Më e mira është përpara. Forca!
Jam shumë krenar sot, për të gjithë qytetarët e Tiranës; nuk ka rëndësi si kemi votuar, çfarë opinionesh kemi, rëndësi ka që kur bëhemi bashkë, bëjmë mrekulli. Me sheshin ?Skënderbej? kemi bërë një mrekulli, jo vetëm me realizimin, por se sa jetë, energji, sa gaz dhe sa dëshirë i japim asaj hapësire. Unë e di që në Shqipëri për çdo gjë ka debat: mos ma prek këtë, mos më prek atë, mos më prek liqenin, mos më prek pazarin, teatrin, sheshin! Siç po tregon historia, gjërat që preken dhe që modernizohen, në fakt marrin çmime, vlerësohen, sjellin jetë, ekonomi, sjellin turizëm, ndaj ka ardhur koha që të ecim përpara.
Erion Veliaj