Ora News – Veliaj: Kur fokusohemi tek puna, bëjmë gjera të bukura

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët e njësisë nr 5 që jetojnë në rrugën ?Sulejman Delvina? do të luajnë në këndin e ri të lojërave; ndërsa grupmoshat e tjera kanë hapësirën e tyre për t?u argëtuar ose pushuar. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e sheshit të ri kreativ si dhe gjelbërimin e ndriçimin e zonës. Për Tiranën ky është këndi i 18-të i lodrave, por kryebashkiaku Erion Veliaj u garanton banorëve se investimet do të vijojnë me qëllim transforimin e qytetit.
Veliaj: Sapo hapëm këndin e 18-të të lodrave në Tiranë. Një vit më parë, kur bëhej gjithë ajo histeri dhe ai sherr për këndin e lojërave te Liqeni, premtuam se do të bënim 11 në secilën prej njësive urbane të Tiranës, por sot kemi kapur numrin 18. Jam shumë i lumtur sepse kur fokusohemi te puna, kur merremi me gjëra konkrete, kur nuk merremi me llafe, stërkëmbësha e ulërima, mund të bëjmë punë të mrekullueshme në Shqipëri dhe në Tiranën tone.
Tirana prej ditësh është në gjendje emergjence përsa i takon ujit të pijshëm. Ndaj në daljet në media, Veliaj i shfrytëzon për të bërë herë pas here thirrje qytetarëve që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kur-fokusohemi-tek-puna-bejme-gjera-te-bukura/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS