Bateristi i njohur shqiptar Land Fusha dhe këngëtarja Kamela Islamaj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Fusha tregoi se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se për të është hera e parë që gatuan. Ai kishte zgjedhur të përgatisë një sallatë të thjeshtë me shumë përbërs dhe me bazë sallatën jeshile.
Ndërkohë këngëtarja kishte zgjedhur të përgatisë brusketa me një salcë me ullinj, qepë dhe domate. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtares Islamaj.