Modeli i njohur Juli Zylali dhe pastiçeri Eridion Hasa ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Zylali tha se ka pasion gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë linguini me spec djeges dhe hudhra.
Ndërkohë Hasa kishte zgjedhur të përgatisë banofi me karamele dhe banane. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e pastiçierit Hasa.