Gazetari Ervin Kurti dhe Miss Universe Albania 2017, Blerta Leka ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Kurti tha se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe se ka mësuar të gatuaj që i vogël. Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatisë byrek me vezë dhe djath.
Leka tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe kishte zgjedhur të përgatisë magnolia me luleshtrydhe. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e gazetarit Kurti.