Aktori Irgen Çela dhe blogerja e ushqimit Kristi Janku ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Çela tha se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin, por sot kishte zgjedhur të përgatisë kërpudha të mbushura.
Ndërkohë Janku kishte zgjedhur të përgatisë peshk me perime në furrë. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e aktorit Çela.