Ekskluzive/Përfitimet e Adriatik Llallës pasi i shpëtoi Vettingut, për tre vjet merr gjysëm page

Report TV 2018-06-19

Views 2

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili konfirmoi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të ndërprerë procesin e Vetingut për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ka edhe efekte financiare. Përpos shpëtimit nga kontrolli i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të përfitojë edhe një shpërblim. Konkretisht, me legjitimimin e dorëheqjes nga dy komisionet e Vetingut, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të marrë për tre vjet me radhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu, Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t?i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë. Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin? Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit ?Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit?. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.

Share This Video


Download

  
Report form