ndërsa politika është në tension mes palëve për emrin e kryeprokurorit të ri dhe procedurën e përzgjedhjes, duket se kjo situatë s?ka shqetësuar aspak Kryeprokurorin në detyrë. Adriatik Llalla edhe në ditën e fundit të mandatit të tij ka lënë banesën orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte dhe i shoqëruar nga eskorta e tij është nisur për në zyrë.
ReportTv sjell pamjet e daljes nga banesa të Llallës e cila ndodhen në zonën e Rrugën e Elbasanit. Llalla del nga banesa dhe i shoqëruar nga truprojat futet në bordin e automjetit dhe niset për në zyrë.
ReportTv është interesuar pranë zyrës së prokurorit të përgjithshëm se çfarë ka bërë Llalla sot? Përgjigja që mori ishte ?Në respekt të ligjit, kryeprokurori vazhdon si normalisht detyrën?.
E deri sa juridikisht e politikisht sic jo pak herë ndodh në Shqipëri të zgjidhen cështje delikate si kjo e mandatit të kryeprokurorit Llalla duket se do të qëndrojë në detyre edhe për disa kohë.