Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane arreston një person të dyshuar për vrasjen e 20-vjecares shqiptare Anxhela Meçani.
Sipas mediave të vendit fqinj autori i krimit dyshohet se ka qenë klienti i fundit i të resë e cila pretendohet se punonte si prostitutë ndërsa u vra të shtunën e kaluar dhe më pas u hodh në rrugë.
Policia ka sekuestruer makinën e të dyshuarit, i cili mësohet se është një italian i cili jeton në provincën e Cuneos. Momentalisht nuk jepet identiteti i të arrestuarit.
Pistat e hetuesve janë se autori i krimit nuk ka dashur ta paguante 20-vjeçaren dhe kjo e fundit ka kundërshtuar duke u përfshirë më pas në një përleshje me të dyshuarin për ngjarjen i cili e ka dhunuar e më pas e ka hedhur në rrugë duke e shtypur edhe me makinë.
Familjarët e 20 vjeçares në Fier kanë mohuar që e reja të ketë punuar si prostitutë ndërsa kanë kërkuar ndihmë për rikthimin e trupit të saj në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-ndalohet-klienti-i-fundit-me-te-cilin-ishte-anxhela-mecani-dyshohet-vrasesi