TIRANË-Një grua që shet pranë Sheshit të Spitalit në Kavajë tregon momentet e fundit të taksistit që iu mor jeta në mënyrë makabre nga një i ri që dyshohet si përdorues droge.
Qytetarja nga Kavaja, Suzana B. E cila punon si shitëse ambulante thotë se dje, (e enjte), ajo pa Idriz Karriqin që u nis me një djalë të ri për në fshatin Greth.