Astrit Hani, i mbijetuari i masakrës " />
Astrit Hani, i mbijetuari i masakrës "/>

Ora News - "Do ta mësoni kush jam unë", zbardhet dëshmia e një prej të mbijeturavë nga vrasja në Mat

Ora News Lajme 2018-10-12

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Astrit Hani, i mbijetuari i masakrës në Mat me dy plumba në këmbë, tregoi nga spitali dinamikën e ngjarjes së rëndë. Ai tha se ishte disa metra larg lokalit në kohën kur nisi konflikti verbal, por dëgjoi 51 vjeçarin që teksa largohej të kërcënonte se do ta shihnin se kush ishte. 20 minuta me vonë ai u rikthye me kallashinikov në dorë dhe qëlloi me breshëri brenda lokalit të vogël ku ndodheshin 13 persona. Tre orë para kesaj ngjarje, Koxhaj kishte pirë me një prej viktimave, ndërsa pas arrestimit ka heshtur.

Kujtim Koxha, autori i masakrës me tre viktima në Shëlli të Matit ka pranuar krimin dhe ka kyçur gojën pas arrestimit.

Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupin hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës që sipas dëshmive të tjera thuhet se ndodhi për shtrimin e 10 metrave rrugë.

Motivin nuk di ta thotë saktë as Astrit Hani, i mbijetuari i sulmit me kallashnikov.

Nga spitali ku po trajtohet për dy plumba të marrë në këmbë, ai ka thënë se ishte duke riparuar një defekt të makinës në kohën kur dëgjoi 51- vjeçarin Koxha të konfliktohej me punonjësit e bashkisë.

Ai tha se e dëgjoi ti kërcënonte kolegët se ?do ta mësonin shpejt se kush ishte? teksa largohej.

Ai ka thënë se 51 vjeçari Koxha tre orë para ngjarjes kishte pirë aty bashkë me Hamit Buçin, një prej punonjësve të bashkisë që po punonin për shtrimin me çakull të një rrugë të fshatit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-ta-mesoni-kush-jam-une-zbardhjet-deshmia-e-nje-prej-te-mbijeturave-nga-vrasja-ne-mat

Share This Video


Download

  
Report form