Babai i ekstremistit 2 orë te Krimet e Rënda, dëshmia: Të zbardhet vrasja e djalit

Report TV 2018-11-02

Views 1

TIRANE-Jani Kacifa, babai i ekstremistit grek, që u vra nga RENEA ditën e diel në Gjirokastër ka dëshmuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme. Jani Kacifa ishte në ambientet e prokurorisë së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes, ndërsa udhëtoi nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar nga një grup i medieve të vendit fqinj.

Ai arriti në prokurori në orën 12:00, ndërsa deklarimet para prokurorit Njazi Seferi zgjatën deri në orën 14:00. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se babai i 35-vjeçarit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes që djalit. Report Tv mëson gjithashtu se nuk ka ende një autorizim nga prokuroria që familja të tërheq trupin, pasi ka ende veprime për t?u kryer nga grupi i ekspertizës mjeko-ligjore.

Share This Video


Download

  
Report form