http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë vijuar turin e tyre të llogaridhënies publike. Në një takim me banorët e Fierit, dy ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj janë ndalur tek investimet që do të kryhen në këtë qark në infrastrukturë si dhe përfitimet nga reformat ekonomike të ndërmarra.
?Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët. Gjithë trafiku i boteve do të jetë nëpërmjet hekurudhës?, tha Gjiknuri.
?Kur dëgjoni fjalën taksa progresive, secili nga ju asnjëherë nuk e mendon që nëpërmjet një lëvizjeje si ajo qytetarëve iu kthyen 540 milionë dollar mbrapsht në shtëpitë e tyre. Ka sot, 630 mijë të punësuar që kanë të njëjtin efekt për shkak të taksës progresive . Ishte TVSH-ja 10 për qind dhe çdo i sëmurë, per një aspirinë, paguante gjithmonë 10 për qind më shumë. Po e di sa ishte ai 10 %? 15 milionë dollar në vit. Në katër vite 60 milionë dollar. Atyre njerëzve që kanë hall dhe që detyrohen të blejnë ilaçe, 60 milionë ua merrte Saliu me Lulin dhe i harxhonte për rrush e kumbulla. Sot, ne e hoqëm taksën e sëmundjes?, sqaroi Ahmetaj.
Ndërsa dy ministrat Bushati dhe Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me student të Universitet ?Aleksandër Moisiu? në Durrës. Sipas tyre të rinjtë janë përfituesit kryesor të procesit të integrimit.
Hapja e negociatave, shton mundësitë për të rinjtë për të studiuar dhe për të qenë pjesë e programeve të ndryshme në universitete evropiane, apo për punonjësit shkencor e kërkimor për të bërë projekte të përbashkëta në këto institucione. Brezi i ri, vendoset përballë një konkurrence të madhe qoftë me vendet e rajonit, por dhe të BE. Përfitimet nga procesi integrues janë në të gjitha fushat si arsim, bujqësi, turizëm, mjedis etj- tha ministri Bushati.
Ministri Klosi tha se turizmi është sfida e qeverisë që ka si synim rritjen e numrit të turistëve, për të parë nga afër transformimet e Shqipërisë, por edhe bukuritë natyrore të vendit tonë.
?Për ne turimi padyshim përbën një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare. Turizmi është një ekonomi, turizmi është një mundësi për më shumë punësim, turizmi për ne është një mundësi më shumë, për më shumë mirëqenie?, nënvizoi ai.
Ministri Klosi prezantoi para studentëve projektin ?Smile Albania?, i cili parashikon punësimin e afro 500 të rinjve në programin më të madh të verës për rininë.