Projektet në arsim e shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në buxhetin për vitin 2018, qeveria ka parashikuar rritje të investimeve në arsim. Nga Laçi, ku inspektoi rindërtimin e një kopshti, shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit, kryeministri Rama tha se mbështetja do të vazhdojnë edhe me një paketë të re financimi të ndërtimit dhe rindërtimit të infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore në të gjithë vendin.



?Në buxhetin e vitit tjetër kemi një tjetër paketë të rëndësishme, me 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë me standarde europiane dhe me po kaq shkolla të rindërtuara kompletojmë më në fund të gjithë nevojën e trashëguar prej çerekshekulli që faktikisht na mbeti në dorë me gjithë këto gërmadha të tmerrshme nga të katër anët e Shqipërisë për shkak të mungesës së prioritizimit dhe të vëmendjes të fokusuar hap pas hapi.?




Sipas ministres se arsimit Nikolla, investimet në Laç arrijnë në 100 milionë lekë.



?Besoj përfundimi i investimit do ta kthejë realisht edhe në një Shkollë Qendër Komunitare, sepse janë të gjitha parametrat në projekt që të mundësohet më shumë aktivitet edhe për komunitetin. Është mbyllur korpusi, kopshti, kjo 9-vjeçare që ishte më në nevojë për investim edhe gjimnazi, që, që nga viti 60 edhe ai nuk kishte pësuar asnjëherë një investim në infrastrukturë.?



Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimeve në Laç, u ndal edhe në qendrën e qytetit, ku inspektoi sheshin e rindërtuar dhe hapësirat e rikualifikuara, pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Share This Video


Download

  
Report form