http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Blendi Klosi i Mirëqenies Sociale dhe Ministri për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi, janë katër ministrat që do të largohen nga kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.Vendimi u mor në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Rama me koordinatorët e kryesisë së PS-së në qarqe. Pas mbledhjes që zgjati për rreth një orë, kreu i qeverisë nuk dha detaje se përse vendosi të rikonceptojë anëtarësinë e ekzekutivit.Ndryshimet në qeveri mësohet se do t?u bëhen të ditura deputetëve socialist në mbledhjen e mesditës së të hënës, e ndërsa zyrtarizimi në mbledhjen e kryesisë së PS-së pasdite.Kryeministri mori vendimin për të zëvendësuar 4 ministrat, për shkak të angazhimit të tyre në përgatitjen e fushatës elektorale, për zgjedhjet e 18 Qershorit. Saimir Tahiri do drejtojë fushatën për qarkun Tiranë, më i rëndësishmi në vend, pasi këtu dalin 34 deputetë.Ndërkohë që Ilir Beqaj, përveç fushatës në Kukës, ka marrë detyrën për të drejtuar edhe atë në Qarkun Dibër. Blendi Klosi nga ana tjetër drejton fushatën në Berat e Bledi Çuçi në Gjirokastër. Këto lëvizje në kabinetin qeveritar, nuk lidhen me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, pasi zëvendësuesit e katër ministrave pritet të jenë figura të njohura nga Partia Socialiste.