Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u ka kërkuar Universiteteve që të riorganizojnë degët e edukimit dhe të përmbushin pritshmëritë që kanë maturantët. Nikolla përsëriti dhe prioritetin që ka qeveria për arsimin profesional.
Në kohën kur provimet e Maturës Shtetërore janë drejt fundit, vëmendja e Ministrisë së Arsimit është përqëndruar te Universitetet.
Nga Durrësi, Ministrja Lindita Nikolla kërkoi nga institucionet e arsimit të lartë që të riorganizojnë programet e studimeve dhe të përmbushin pritshmëritë që kanë maturantët.
Lindita Nikolla: "Biem dakord nëse themi që mësuesit dhe cilësia e tyre është kushti themelor për të pasur cilësi në arsimin parauniversitar dhe më pas kjo cilësi për të ardhur në arsimin e lartë dhe kështu me radhë.
Do të kërkoja nga secili prej jush nga profesorët që jepni mësim në programet e mësuesisë, departamentet po ashtu, një vëmendje të plotë dhe një qartësi me gjithçka që ka ndodhur në arsimin parauniversitar për sa i përket qasjes së re kurrikulare të orientuar nga kompetencat.
Ju lutem, jo vetëm se është një detyrim ligjor, por shiheni edhe si një prioritet të kohës, duke u ngritur në nivelin e përgjegjshmërisë qytetare që të gjithë kemi, për të adresuar këtë problem, këtë plag të rëndë në fakt të sistemit arsimor, që lidhet me cilësinë e mësuesve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nikolla-kerkon-qasje-te-re-kurrikulare-programet-e-mesuesise