Ora News – Ligji i arsimit të lartë, Nikolla garanton: Asnjë lekë publik për Universitetet private

Ora News Lajme 2016-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektbuxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 51 miliardë lekë. Ministrja Nikolla në Komisionin parlamentar të Edukimit garantoi se për Universitetet private do të ketë zero fonde nga buxheti i shtetit. Deputetët e mazhorancës shprehën pakënaqësi për buxhetin e ulët për sportin.
Asnjë lekë nga buxheti i shtetit nuk do të shkojë në Universitetet private.
Ministrja Nikolla tha se për këtë deklaratë para Komisionit të Edukimit mban përgjegjësi, me qëllim shuarjen e debatit gati 2 vjeçar se reforma e arsimit të lartë favorizon Universitetet private.
Nikolla: Në asnjë rast buxheti i shtetit nuk ka dedikuar para për Universitetet private. As me ligjin e ri të arsimit nuk e bën këtë.Ka një zë të veçantë dedikuar shkencës, ka qenë dhe do të vijojë të jetë. Me përgjegjësi të plotë, asnjë lekë publik për Universitetet private.
Opozita nuk ishte në Komisionin parlamentar të Edukimit me argumentin se nuk ishin njoftuar për orarin e mbledhjes së Komisionit.
200 mln lekë është buxheti i parashikuar për sportin, por kjo shifër nuk ka kënaqur as deputetët e mazhorancës, të vetmit të pranishëm në Komision, pasi opozita bojktoi mbledhjen.
Deputeti, Fidel Ylli, tha se edhe Kosova, buxhetin për sportin e ka 3-4 herë më të madh se ai Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-buxheti-per-arsimin-per-te-vijuar-me-reformat/

Share This Video


Download

  
Report form