http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne arsim është konsideruar sukses edhe nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla. Ne ditën e pare të mësimit ne universitete, ajo tha se merita dhe transparenca kanë qene kriteret kryesore te pranimit ne shkollat publike e private.
Ashtu si ne shume prej universiteteve publike, edhe fakulteti i gjuhëve te huaja i ka plotësuar te gjitha kuotat.
Por ndryshe paraqitet situata ne universitetin e Korçës, ku ne fakultetin e bujqësisë ndryshe nga nje vit me pare ka 30% me pak studente.
Ndërsa ne Vlore per shkak te kuotave te paplotësuara dege si fizika e kimia, nuk janë hapur.
Kete vit janë 22 mije e 200 studente ne te gjithë vendin, te cilët do te frekuentojnë per here te pare ambientet universitare.