Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gëlltitja e trupave të huaj që mund të jenë pjesë lodrash, kocka apo fruta të thata rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve të vegjël. Mjekët në shërbimin e ORL në QSUT kërkojnë ndërgjegjësimin e prindërve pasi në një ditë operojnë 1-5 fëmijë me trup të huaj në rrugët e frymëmarrjes.
Një deri në pesë fëmijë paraqiten në kirugjinë e shërbimit të ORL për shkak se sende ngelin në rrugët e frymëmarrjes duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Mjekët kirurg shprehen të shqetësuar se rastet janë në rritje ku foshnjat 8 muajshe dhe fëmijët 2 deri në 5 vjeç kanë gëllitur bajame, kikirikë, arra, cop2za lodrash të cilat shkojnë deri në moralitet.
Prof.Asoc Besim Boçi: Është vërtet e papranueshme dhe është e turpshme që ti lesh një fëmijë 1 vjec kokrra fasule, bajame, kikirik, rrush të thatë apo çdo objekti që fëmija mund ta kalojë në rrugët e frymëmarrjes.
Prof.Asoc Besim Boci, shefi i shërbimit të ORL kërkon ndërgjegjësimin e prindërve, të kenë kujdes dhe të mos humbasin vëmendjen ndaj fëmijëve të tyre.
Prof.Asoc Besim Boçi: Mund të shkaktojë vdekjen e menjëhershme të fëmijës. Dhe si nuk shqetësohen këta prindër, jo vetëm që i lejojnë, por kur vijnë këtu nuk e japin historinë më rtë vogël se çfarë ka ndodhur më fëmijën e tyre, sepse mënyra si ka kaluar trupi i huaj është e rëndësishme në vendosjen e diagnozës. Atë mbytjen që mund të bëjë fëmijë duke kaluar trupin e huaj, e injorojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trupat-e-huaj-tek-femijet-rrezik-jeten