Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën e Parkut të Liqenit, Bashkia e Tiranës ndërtoi këndin e 3 të forcës dhe krahas tij një hapësirë dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku Veliaj garantoi se gjatë mandatit të tij do të vazhdojë me projekte të tilla si një sfidë për ti orientuar të rinjtë drejt një jetë të shëndetshme dhe larg veseve.
Bashkia ndërtoi këndin e tretë të forcës në Parkun e Liqenit në Tiranë në kuadër të nismës "Luaj Tirana". Krah tij është instaluar një modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar duke hequr kështu barrierat për ta dhe duke i ofruar mundësi argëtimi.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i konsideron projekte të tilla si sfida për të larguar të miturit nga veset si bar kafet apo lojërat e fatit.
Veliaj: Më vjen mirë që, në fakt, jemi futur në një garë, ku për herë të parë në mbyllje të këtij viti, në Tiranë, janë hapur më shumë hapësira sportive, argëtuese dhe për fëmijë në natyrë, se sa janë hapur kafe e bingo. Besoj se ky është mesazhi që japim dhe kjo nuk bëhet me predikime, por bëhet kur qyteti të jep një alternative.
Bashkia e Tiranës parashikon që edhe për vitin 2018 të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet dhe për krijimin e hapësirave çlodhëse për të gjitha grupmoshat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-kend-i-ri-force-tek-liqeni-dhe-nje-modul-lojerash-femijet-pak