Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua që udhëtonte si pasagjere dhe një burrë këmbësor mbeten të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në aksin Elbasan-Peqin. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në polici për sqarimin e rrethanve të aksidentit.
Dy persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rugor Elbasan-Peqin.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë.
Një mjet me Benz?, me targa AA887RC , u përplas me një ?Volkswagen? ,me targa AA739NM.
Për pasojë mbeti e plagosur një grua 33 vjeçare që udhëtonte si pasagjerë në mjetin tip Benz dhe një këmbësor 38 vjeç.
Të aksidentuarit dërguar në Spitalin e Elbasanit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Burime mjekësore thanë se ata janë në gjendje të rëndë, veçanërisht këmbësori, banor i Pajovës.
Policia thotë se kreu veprimet e para në vendngjarje, dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e automjeteve për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor pritet të thotë fjalën e fundit për aksidentin e radhës në rrugët e qarkut të Elbasanit, ku në ditët e fundit janë regjistruar disa përplasje edhe me pasojë për jetën.
Shkak kryesor i aksidenteve fatale ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimi rrugor nga drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-elbasan-2-persona-jane-ne-rrezik-jeten