Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Regjisori i njohur Kastriot Çipi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Shqipëria po shkon drejt diktaturës, duke nënvizuar se jemi në fazën kur ka një ekspansion të epshit për pushtet të kryeministrit që nuk gjen asnjë pengesë dhe po merr gjithçka përpara.
Çipi: Ne nuk jemi zyrtarisht në diktaturë, por po rrëshqasim drejt diktaturës. Alarmi që unë po jap dhe sigurisht që nuk jap vetëm unë, për Gjykatën Kushtetuese, është alarmi për një nga institucionet në mos institucioni më i rëndësishëm Kushtetues që ka Shqipëria. Unë nuk e di çfarë do bënim nëse nuk do të kishte kuorum në Parlament apo në qeveri, por nuk do ishim më mirë. Sigurisht që është më keq. Jemi në fazën kur ka një ekspansion të epshit për pushtet të kryeministrit që nuk gjen pengesa rrugës. Po merr përpara gjithçka dhe Teatri është një nga pengesat e fundit. Mendoj se jemi në Sahara dhe në një kuptim më të keq se Saharaja. Për mua, opozita nuk duhet të bëjë asgjë tjetër pa zgjidhur çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cipi-po-biem-ne-diktature-ka-nje-ekspansion-te-epshit-pushtet-te-kryeministrit