‘Enigma Taho Sejko’ te ‘Dosja K’ në Report TV / Zbardhet një prej ngjarjeve më mistike të diktaturës

Report TV 2018-07-10

Views 9

?Enigma Taho Sejko?, nje dokumentar i konceptuar në dy pjesë do të zbardhë në emisionin Dosja K, një prej ngjarjeve më tragjike dhe të fshehta nga komplotet e periudhës së diktaturës.

Dokumentari sjell për herë të parë dëshmi dhe dokumente të arkivave sekrete, duke zbardhur për herë të parë të vërtetwn rreth fatit të Taho Sejkos, të vetmit që ju bë gjyqi më dyer të mbyllura?

Sonte në pjesën e parë të dokumentarit, përmes dëshmive të panjohura nga familja, zbulohet gjithë rrjedha e ngjarjeve dramatike, nga dita e arrestimeve deri tek gjyqi një vit më vonë, sfondi historik dhe po ashtu prapaskenat e Sigurimit të Shtetit në këtë histori plot mistere.

Hektor Sejko, djali i Taho Sejkos, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur iu arrestua babai, zbulon fakte surprizë në këtë dokumentar?

Nëna i bëri tre telegrame Kadri Hazbiut, kërkesë për takim. S?e ka pritur. Në telegramin e tretë, na vjen polici te dera në Shkodër dhe thotë: ?Të kërkon kryetari i Degës?. Shkon nëna te kryetari i Degës. Ajo i thotë: ?Qarkullojnë fjalë për burrin tim që është pushkatuar, që ka vdekur dhe që është çmendur?. Realisht këto fjalë qarkullonin. Përgjigja e Feçor Shehut, kryetarit të Degës: ?Po ta kishim pushkatuar, frikë s?kemi, do të thoshim e kemi pushkatuar. Po të kishte vdekur, njerëzit vdesin edhe jashtë edhe brenda, do të thoshim ka vdekur. Po të ishte çmendur s?do të ishte as për ty as për neve, e do të thoshim shko në Elbasan se atje e ke se është çmendur. Shko rrit ata fëmijë se këtë punë e di Partia

Hektor Sejko
Pjesa e dytë e dokumentarit, javën e ardhshme, përmes dokumenteve të shumta të arkivave fshehta do të japë përgjigje për gjithë pyetjet që kishin mbetur pa përgjigje përmbi 30 vjet me rradhë dhe sidomos për gjyqin e fshehtë të Taho Sejkos dhe fatit të tij pas ditës së arrestimit.

Share This Video


Download

  
Report form