Ora News - Paloka: Po shqyrtohet djegia e mandateve, do të thoshte një hap larg konfliktit civil

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas protestës se 27 janarit, opozita është vendosur ne aksionin e saj per largimin e qeverisë Rama, ndërsa për këtë qellim pritet radikalizimi i qëndrimeve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për Ora News tha se opozita do përballet në sheshe dhe Parlament deri sa Rama të largohet.

Paloka: Me radikalizimin e protestave në varësi të reagimit të Ramës dhe të qeverisë, absolutisht shpejt, kjo qeveri do të bjerë. E gjithë kjo masë njerëzish që janë tashmë në revoltë, një ditë do të shpërthejë. Uroj që të mos jetë nga ato shpërthimet që është mësuar Shqipëria fatkeqësisht.

Opozita e ka ende si opsion djegien e mandateve, por kjo thotë Paloka të çon vetëm një hap larg konfliktit civil..

Paloka: Djegia e mandateve do të thotë jemi një hap larg konfliktit civil. Mbas djegies së mandateve nuk ka më se çfarë të bëjë opozita përveç se të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri që ka humbur legjitimitetin.

Marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për Palokën është thellim i paligjshmërisë së qeverisë. i pyetur në qoftë se opozita done ankimoj ne kushtetuese ai dha këtë argument.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/paloka-po-shqyrtohet-djegia-e-mandateve-do-te-thoshte-nje-hap-larg-konfliktit-civil

Share This Video


Download

  
Report form