Ora News - 3%-shi kontribut i ndërtuesve, Veliaj: Ata janë përfitues të mëdhenj në Tiranë

Ora News Lajme 2018-06-11

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News, i pyetur për kundërshtinë e ndërtuesve për dhurimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit për kontribut social, deklaroi se të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj në këtë qytet, përfshirë edhe ndërtuesit.

Tare: Shoqata e ndërtuesve ka dalë kundër 3 përqindëshit për kontribut social. Kanë kërcënuar madje se do të ndjekin edhe rrugë ligjore për ta kundërshtuar atë?

Veliaj: Shoqata e ndërtuesve doli edhe kundër taksës 8 për qind, dhe thanë kjo do na shkatërrojë, do rriten çmimet. Ja ku janë sot, çmimet nuk kanë ndryshuar, dhe kërkesat për leje nuk kanë rënë. Pra, thanë nuk do të ndërtojë njeri me këtë taksë që ka vënë Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Unë i pyes njerëzit. Si paguhen çerdhet në Tiranë? Çdo familje paguan 1 euro, bashkia paguan 7, se është 8 euro në ditë çerdhja. 7 me 1. Kjo 7 nga vjen? Duhet të pyes njerëzit si varrosen njerëzit në Tiranë, ne shpronësojmë tokën e varrit, nuk paguajnë familjarët. Ne shpronësojmë tokën e varrit, si të ishte tokë për vila në zonën e Freskut dhe në zonën e Kombinatit sepse në Sharrë dhe në Tufinë, aty i kemi, nga vijnë këto para. Pra, ne na duhet që të taksojmë të pasurit 0.01 për qind. Ata që fundja përfitojnë dhe më shumë nga ky qytet, se ndërtuesit përfitojnë, rrugët nuk konsumohen nga gjyshet, konsumohen nga kamionët dhe makinat e tyre. Pra , ndotja nuk vjen nga një familje që qëron mollë, vjen nga dikush që ka një fabrikë të madhe dhe që prodhon ndotje që Bashkisë i duhet ta pastrojë prapë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/3-shi-kontribut-i-ndertuesve-veliaj-ata-jane-perfitues-te-medhenj-ne-tirane

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS