Report TV - 73 vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj: Kërkohet kontribut nga gjithësëcili

Report TV 2018-05-09

Views 2

Me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit.
Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e ?Ushtarit të Panjohur? u vendosën kurora me lule.Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për sakricat dhe veprën që të rinjtë dhe të rejat bënë për çlirimin e kryeqytetit, dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes. ?Ky është një qytet që nuk është këtu nga rastësia, është këtu falë kontributit të atyre që e themeluan, falë kontributit të atyre që punuan për këtë qytet, por sot në këtë përvjetor është edhe falë atyre që dhanë jetën për këtë qytet. Ata që dhanë jetën për këtë qytet nuk ishin vetëm rezidentë të Tiranës, ishin djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare që e konsideruan çlirimin e Tiranës një nga pikat e kthesës në Luftën e Dytë Botërore, në të gjithë historinë se si ajo u zhvillua në Shqipëri. Ndaj dhe dua të falënderoj me respekt të gjitha familjet e dëshmorëve, të gjitha familjet e veteranëve, të gjithë familjet e atyre që kontribuan për luftën, e atyre familjeve nga Tirana që hapën shtëpitë e tyre, po të gjithë atyre familjeve që sakrifikuan, pavarësisht se nuk ishin nga Tirana për çlirimin e qytetit tonë?, deklaroi Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se në këto kohë, çdo qytetar do të duhet të japë kontributin e tij, duke punuar për qytetin, për rrugën, për komunitetin e tij për një të ardhme më të mirë. ?Sot nuk kërkohet nga askush të japë jetën për vendin, në momentin që ne jetojmë në një kohë paqe, por sot kërkohet nga secili që të japi një kontribut për vendin. Shqipëria ende si në kohë të luftës, ne jemi prapë të ndarë në dy kategori, një kategori që jep mend për kohën, si bëhen gjërat dhe një kategori që atëherë merrte armën për të luftuar dhe sot në fakt merr angazhim për të punuar. Unë i ftoj të gjithë le të jemi tek kjo kategoria e dytë dhe në dallim nga ata që u kërkohej të jepnin jetën, sot na kërkohet të japim një kontribut, secili për qytetin e vet, për rrugën e vet, për mëhallën e vet, për komunitetin e vet?, theksoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form