72-vjetori i çlirimit të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-17

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
72 vite më parë, kryeqyteti shqiptar u çlirua. Kjo ngjarje është përkujtuar në Muzeun Historik Kombëtar, që mbodhi këtë përvjetor më pak veteranë. Megjithatë familjarë të tyre, historianë, por edhe artistë nuk nguruan të nderonin ata që luftuan për vendin e tyre. Për historianët kjo datë është një ditë e rëndësishme, për Shqipërinë që atë kohë i rrezikohej edhe vija kufitare e përcaktuar në herët në Londrën e 1912-ës. Veteranët edhe këtë vit, kërkuan sërish të njëjtën gjë, dënimin moral të atyre që ata i quajnë armiq e që politika vazhdon t?i dekorojë. Ndërkohë, kreu i kuvendit Ilir Meta dhe kryebashkiaku Veliaj nderuan të rënët në këtë luftë, në memorialin pranë ushtarit të panjohur. Ndryshe kanë zgjedhur ta festojnë këtë përvjetor çlirimi ish të përndjekurit politikë, që në institucionin e vetëm që lufton kundër krimeve të komunizmit kërkuan zbardhjen dhe dënimin e vrasjeve që janë bërë gjatë sistemit diktatorial. Por, festa do të vijojnë në kryeqytet. Muzeu hap dyert për të njohur Tiranën e vitit 1944, menjëherë pas çlirimit, ndërsa Ansambli i Tiranës performon në parkun Rinia duke nisur nga ora 13 e deri në mbrëmje.

Share This Video


Download

  
Report form