Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga një hapësirë zaptuar për parkime automjetesh, tashmë është kthyer në një kënd lojërash për fëmijët.
Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Ambasadës Çeke përfundoi punën për këndin rekreativ në sheshin ?Bajram Curri? që i përket njësisë nr 7. Sipas kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj në këtë zonë mungonin hapësirat çlodhëse për banorët.
Erion Veliaj: ?Ishim këtu vetëm para pak javësh dhe kjo hapësirë ishte një pirg i madh me dhera, një hapësirë komplet e degjeneruar; sot është një kënd fantastik?
Sipas Bashkisë së Tiranës ky është këndi i 25 i lojërave të ndërtuar në këto 2 vite.
Erjon Veliaj ftoi edhe përfaqësitë e tjera diplomatike që nën shembullin e Ambasadës Çeke, të kontribuojnë për ta çuar edhe më tej këtë projekt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kend-i-ri-lojerash-veliaj-i-bej-thirrje-ambasadave-te-jene-pjese-e-investimeve/