Botuesit mediatik, nisma kundër Fake News: Fond të posaçëm për të rritur cilësinë e informacionit

Report TV 2018-06-11

Views 0

Botuesit e mediave më të rëndësishme në vend janë bërë bashkë duke risjellë një nismë ligjore e cila nuk gjeti dritë jeshile në vitin 2012, kur u propozua nga mazhoranca demokrate e asaj kohe, dhe duke shpresuar që tani mund të kalojë me një votë konsensuale.

Nisma synon të mbrojë teleshikuesit nga lajmet false, të njohura si Fake News, të fuqizojë besueshmërinë e medias tek publiku, të krijojë një sistem e matje të audiencës profesionale e po ashtu të pajisë qytetarët me dekodera falas kur ata nuk kanë mundësi ekonomike. Ligji parashikon një fond që do shërbejë për të mbështetur televizionet private duke rritur kështu edhe pavarësinë ekonomike ndaj presioneve nga politika.

Botuesit, pasi kanë bërë disa ndryshime përmirësuese në draft në krahasim me atë të 6 vite përpara, u takuan së bashku me drejtuesin e Autoritetit të Mediave Audiovizive duke prezantuar ide, dhe thanë se kanë argumente të forta për ta ripropozuar një nismë ligjiore shumë të nevojshme dhe që zbatohet në shumicën e vendeve europiane

Share This Video


Download

  
Report form