Dita e Infermierisë, Beqaj: Masa për të rritur cilësinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Në Ditën Botërore të Infermierisë, Ministri i Shëndetësisë tha se me taksën progresive infemierët përfitojnë një pagë shtesë neto në një vit.

Por Ministri, Ilir Beqaj, tha se do të nisë reformimi për edukimin e infemierëve. Ky proces do të nisë që me Urdhërin e Infermierit për të shkuar deri në arsimin "master" të tyre.

"Jemi angazhuar për vendosjen e një bashkëbisedimi të përhershëm me të gjithë ju, për të trajtuar të gjitha çështjet që lidhen me formimin e këtij grupi të rëndësishëm të punonjësve të shëndetit, edukimin e mëtejshëm dhe autonominë profesionale, përfshirjen në qeverisjen dhe mbarëvajtjen klinike, pa lënë mënjanë nevojën për të plotësuar boshllëqet e krijuara në vite në trupën e punonjësve të vendit. Siç besoj se jeni në dijeni, reformimi i sistemit të kujdesit shëndetësor është një nga shtyllat ku mbështetet programi ynë qeverisës, ku reformimi i urdhërave të profesionistëve të shëndetësisë, dhe veçanërisht, shërbimi infermieror, përbëjnë një hallkë të rëndësishme inovative dhe me një ndikim të madh jo vetëm për cilësinë por edhe koston e këtij kujdesi.Ne besojmë se ngritja në nivel universitar e formimit bazë të profesionistëve të kujdesit, si dhe studimet e nivelit master në këto profesione, do të ndihmojnë për të rritur nivelin këtyre kujdesjeve në një stad më të lartë, drejt përvojave më të mira të vendeve të përparuara, drejt rezultateve të kërkimeve shkencore në këto profesione dhe drejt standarteve ndërkombëtare të pranuara botërisht"tha ai.

Tashmë një pacient e ka të lehtë të njohë se kush është infermieri, ata do të kenë këtë uniformë të re, po ashtu dallojnë lehtë mjekun me bluzën e bardhë dhe sanitarin me uniformën e kuqërremtë.

75% e bluzave të bardha e përbëjne infemierët, për këtë arsye Ministri tha se masat janë të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e punës së tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS