Ora News - Shoqata e Bankave: Kemi marrë masa për të rritur sigurinë

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bankat e nivelit të dytë kanë nisur që të forcojnë kriteret e sigurisë nisur nga ngjarjet e fundit të vjedhjeve në vend. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli u shpreh se tashmë është rritur monitorimi me kamerat e sigurisë,mënyra e transportit të parave por edhe ambientet e bankave të cilat i vlerësoi shpesh herë si godina të papërshtatshme.
Brumbulli: ?Është një nga drejtimet që po punohet, që duhet plotësuar kuadri ligjor dhe rregullator, për të vendosur standartarte, për të përcaktuar se si duhet të jenë mjetet për distanca të gjata për distanca të shkurtra në varësi të sasisë, sepse po flasim për një vrull ndërtimesh që kanë ndodhur në vend pas viteve 90 dhe nuk është se të gjitha objektet janë projektuar që në fillim si banka, por janë përshtatur si të tilla. Dhe ka elementë të dobët?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqata-e-bankave-kemi-marre-masa-per-te-rritur-sigurine/

Share This Video


Download

  
Report form